Ndodh ndonjëherë që lajmet e kronikës bashkohen me ato të futbollit dhe merkatos.
I tillë është edhe rasti i vellait të Nasser Al Khelaifit, shefit të PSG, i cili ka rënë pre e një grabitjeje mjeshtërore në një zonë shumë të njohur të Milanos, në rrugën Spadari, ku ndodhet dhe Galeria me qendra tregtare.
Siç mësohet, Khalid bin Hamad Bin Khalifa Al-Thani, vëllai i Al Khelaifit ishte në Milano dhe nuk përjashtohet të ketë qenë për çështje futbolli dhe merkatoje në Milano por sapo ka dalë nga një qendër tregtare, atij i është afruar një person duke i hequr menjéherë orën nga dora në mënyré “mjeshtërore”.
Prapaskena, Chelsea refuzoi Lewandowskin për 80 mln Euro, Tuchel donte vetëm Lukakun
Ora nuk ishte dosido por Piatek Phillippe nga koleksioni Naulitius me vlerë të paktën 50 mijë euro dhe grabitja ndodhi vetëm pak metra larg makinës që po priste vetë manjatin e Katarit.
Alarmi për grabitjen është lëshuar pak më vonë, sic duket pasi trupat e tij te sigurisë kanë tentuar ta kapin autorin dhe nuk ja arritën.
Vëllai i Al Khelaifit, ka pësuar dëmtime të vogla në dorë teksa në ditët në vijim mund të mësojmë edhe qëllimin e vizitës së tij në Milano, ku nuk përjashtohet blerja e ndonjë futbollisti apo edhe e ndonj klubi italian.o.n.