Joern Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, përmes një njoftimi zyrtar në ‘twitter’ ka paralajmëruar se duke filluar nga data 22 gusht në orën 00:00 Kosova do të futet në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë, transmeton Kosova Post.
Sipas Ambasadorit Rohde, me këtë rast do të futen në fuqi sërish kufizimet për udhëtarët që hyjnë nga Kosova në Gjermani.
Nga 22 gushti, personat që ia mësyjnë Gjermanisë dhe që në dhjetë ditshin e fundit kanë qëndruar në Kosovë duhet që të regjistrohen në regjistrin digjital të udhëtimit (www.einreiseanmeldung.de).
📣‼️Kosovo će biti kategorizovano kao područje visokog rizika 22.08.2021. od 00:00 +++ Ograničenja ulaska za putnike sa Kosova ponovo su na snazi +++ Prijava ulaska i obavezni karantin za putovanja iz Kosova za Nemačku
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 21, 2021
Do të jenë të detyruar të karantinohen ata të cilët s’kanë një dëshmi që kanë marrë dy dozat e vaksinës, apo që janë shëruar nga COVID-19 në gjashtë muajt e fundit.
Këta persona do të detyrohen të izolohen dhjetë ditë pas hyrjes në Gjermani. Ndërkohë karantinimi mund të përfundojë më herët në rast të një testimi negativ pas pesë ditësh nga hyrja në territorin gjerman.