Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan mbajti një fjalim dje në Asamblenë e Përgjithshme të të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ku kritikoi ashpër Greqinë, duke e quajtur atë një “vend qesharak që demonstron forcë” dhe duke e akuzuar për vrasjen e fëmijëve.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se “nuk duhet luajtur me Greqinë” dhe se do t’i përgjigjet Erdoganit në fjalimin e tij më 21 shtator.
Duke folur në Asamblenë Vjetore të OKB-së, Erdogan tregoi foto të foshnjave të vdekura dhe pretendoi se ishte rezultat i dhunës nga roja bregdetare greke, shkruan Euronews Serbia.
Ndër të tjera, Erdogan tha se turqit “nuk duan të shohin më shumë foshnja të vdekura si Aylani i vogël në brigjet e tyre”. Ai shkoi aq larg sa pretendoi se javën e kaluar një foshnjë nëntë muajshe dhe një fëmijë katër vjeç vdiqën pasi rojet bregdetare greke fundosën varkat e tyre. Pasi shfaqi fotot e fëmijëve të vdekur, ai i bëri thirrje OKB-së që t’i thotë “stop” krimeve kundër njerëzimit të kryera nga Greqia.