Vendim historik për Federatën Skitare të Kosovës, pranohet me të drejta të plota në FIS

Vendim historik për Federatën Skitare të Kosovës, pranohet me të drejta të plota në FIS

Federata Skitare e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).

Vendimi është marrë sot në Kongresin e 51-të të FIS-it, që po mbahet në Costa Navarino të Greqisë.

Presidenti i FSK-së, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i katërt i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë për “noc-kosovo.org”, se vendimi për pranimin e FIS-it, është marrë unanimisht.

Deri më tani, FSK ishte e pranuar në FIS vetëm si anëtar i deleguar në Kongresine  mbajtur në Meksikë, vend ky që nuk e njeh Kosovën. Ndërkohë, për koincidencë, vendimi historik për FSK-në, u mor po ashtu në një shtet (Greqi) që nuk e njeh vendin tonë.

Të pranishëm në Kongres, përveç kryetarit Kelmendi, ishin edhe sekretari i federatës, Selim Maloku, dhe Muhamet Dreshaj, anëtar i Bordit të FSK-së.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon Federatën Skitare të Kosovës për pranimin e plotë në FIS.

You may also like

Kusari Lila pas letrës së Blakajt: Problemi nuk është në veri, por në Prishtinë

Deputetja Mimoza Kusari Lila, njëherësh kryetare e Alternativës,