Vendim i jashtëligjshëm për ndaljen e privatizimit të tokave

Vendim i jashtëligjshëm për ndaljen e privatizimit të tokave

Berat Rukiqi, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, tha se vendimi i Qeverisë për ndaljen e privatizimit të tokave shtetërore mund të jetë i drejtë, por nuk bazohet në legjislacionin aktual.

Sipas tij, tokat shoqërore janë nën menaxhim të AKP-së, derisa kjo e fundit është nën menaxhim të Kuvendit dhe vetëm Kuvendi mund të marrë vendime për fushëveprimtarinë e AKP-së.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për stopimin e privatizimit të tokave bujqësore, të cilat janë nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), po konsiderohet si i jashtëligjshëm nga ekspertët e ekonomisë në vend.

Pas paralajmërimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës Fatmir Limajt, në mbledhjen e fundit Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për stopimin e privatizimit të tokave bujqësore, shkruan zëri. “Qeveria e Republikës së Kosovës ka pezulluar përkohësisht për një afat njëvjeçar privatizimin e tokave në pronësi shoqërore, periudhë gjatë së cilës do të verifikohen nevojat që kanë institucionet shtetërore dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për prona me qëllim të nxitjes së zhvillimit ekonomik dhe investimeve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

You may also like

Njerëzit të cilët shohin vetëm zi e vetëm kritikojnë, s’i do as Zoti, mos i respektoni as ju!

Doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, i cili