Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq tha se vendimi i Përfaqësuesit të Lartë në BiH për të ndaluar mohimin e gjenocidit është një “veprim irritues” që shkakton ndarje, transmeton Kosova Post.
“Kjo lëvizje nuk është e mirë sepse është irrituese dhe shkakton ndarje.”Ky vendim është i drejtuar kundër interesave të popullit serb, sepse përcakton detyrimin që të gjithë duhet të fillojnë nga fakti që populli serb ka bërë gjenocid,” tha ai si i ftuar në televizionin Pink.
Të Premten, Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Herzegovinë, Valentin Inzko, vendosi ndryshime në Kodin Penal të BiH, i cili ndalon dhe ndëshkon mohimin e gonocidit dhe ata që e bëjnë këtë mund të dënohen me deri në pesë vjet burg./Kosova Post/