Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj dënimit me burg për Ivan Todosjijeviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa tha ai se të martën “sundimi i ligjit në Kosovë u shkrua me shkronja të zeza’ sepse me këtë vendim Prishtina nuk u përpoq të ndaloj vetëm Todosijeviqin por t’ua mbyll gojën të gjithë serbëve”, transmeton Kosova Post.
Kujtojmë se dje Gjykata e Apelit në Prishtinë konfirmoi aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili dënoi kryetarin e komunës së Zveçanit dhe anëtarin e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, me dy vjet burg për deklaratat rreth Raçakut.
Petkoviq deklaroi se ky është një aktgjykim i turpshëm, i papranueshëm dhe politik i Prishtinës, i cili kërkon të ndalojë serbët nga e drejta e opinionit, lirisë së fjalës dhe të treguarit të së vërtetës.
Ai thekson se Todosijeviq tha vetëm atë që çdo serb ndjen dhe di sot, por edhe secilin për të cilin e vërteta dhe drejtësia janë të parat, dhe kujton se qëndrimi për Raçakun u konfirmua qartë dhe me zë të lartë nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Ajo që ndodhi në këtë vendim është absolutisht e papranueshme, një person dënohet të shkojë në burg për dy vjet vetëm sepse tha të vërtetën,” përfundoi Petkoviq, raporton Danas, transmeton Kosova Post.