Parkingu nëntokësor në Prishtinë vazhdon të mbetet vetëm me një hyrje dalje në shfrytëzim nga qytetarët. Nga menaxhmenti i këtij parkingu thonë se sa rënie deri në 50% të vizitorëve në këtë parking si pasojë e
Provoi të hyjë në parkingun nëntokësor.
Pas disa tentimeve laura e hyrjes nga katedralja nuk iu hap.
Kështu ai u kthye mbrapsht. Kjo pasi si pasojë e mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush”, më shumë se një vit kjo hyrje në parkingun nëntokësor nuk funksionon.
Kjo hyrje tani shfrytëzohet vetëm nga këmbësorët. E në funksion është vetëm një hyrje.
Menaxhmeri këtij parkingu, Korab Fazliu, thonë se nga ana financiare janë pësuar dëme deri në 50% pasi që për shfrytëzim është vetëm një hyrje-dalje.
Si pasojë e kësaj, janë shkaktuar edhe kolona të gjata ku sipas Fazliu, qytetarët kanë pritur më shumë se një orë për të dalë nga parkingu.
Ai u shpreh se bëjnë kërkesa të vazhdueshme për tu gjetur një zgjidhje, por nuk kanë një përgjigje konkrete se cilat do të jenë planet e ardhshme të Komunës.
Ndryshe, që nga fillimi tani ka rënie deri në 40% të vizitorëve në këtë parking.
Në janar të këtij viti qytetarët kanë protestuar kundër mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” e cila ende vazhdon të jetë e mbyllur.