Ish ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se KQZ, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën, përcjell Kosova Post.
Haxhiu ka thënë se e drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin” dhe ky vendim është absurd dhe i paligjshëm.
Postimi i saj i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vend se të inkurajojnë mërgatën për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke ua lehtësuar procedurat, ata bëjnë të kundërtën!
Ua shtojnë kriteret jokushtetuese dhe të paligjshme!
E drejta e votës është e pacenueshme ajo nuk mund të pamundësohet vetëm sepse dikush “nuk e ka hapur telefonin”!
Ky vendim është sa absurd aq edhe i paligjshëm dhe jokushtetues prandaj duhet të ndryshohet e kundërshtohet!