Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit të targave.
Avokati Koci , ka shkruar në Facebook se ky vendim duhet të përshëndetet.
Koci, ka shkruar tutje se këtë kanë mundur ta bëjnë qeveritë e kaluara, por nuk e kanë bërë.
Postimi i plotë:
Jo që është vendim i qëlluar reciprociteti, por është dashur të aplikohet më herët.
Bravo!
Sa i përket pretendimeve që zgjedhjet janë afër, dhe ky vendim është marrë tani si poentim në zgjedhje – kjo nuk qëndron.
Zgjedhje ka pasur edhe më herët.
Qeveritë e kaluara e kanë pasur rastin ta aplikojnë reciprocitetin.
Nuk e kanë bërë!
Prandaj, ky vendim duhet të përshëndetet.