Kualifikimet drejt “Katar 2022”, vendoset data për ndeshjen mes Skocisë e Ukrainës.
Gjysmëfinalja e play-off-it në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Skocisë dhe Ukrainës tani është tani ka ndërruar datë.
Kjo përballje ishte paraparë që të zhvillohet në muajin mars, por ishte pezulluar për shkak të pushtimit të Rusisë drejt Ukrainës.
FIFA e bëri zyrtare sot datën e re të kësaj ndeshjeje ku është vendosur të zhvillohet më 1 qershor, ndërkaq u konfirmua që fituesi mes Skocisë e Ukrainës do të përballet në finale të play-off-it me Kombëtaren e Uellsit, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 5 qershor.
Cilado nga këto kombëtare që arrin të triumfojë në finale, do të pozicionohet në grup me kombëtaret e tjera si ajo e Anglisë, Amerikës dhe ajo e Iranit.