Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka komentuar paralajmërimin se Ushtria Kroate do të vendosë kampin e saj ushtarak në territorin e Kosovës, ndërsa thotë se kjo ka qëllim poshtërimin e Serbisë, transmeton Kosova Post.
Tutje ka shtuar Vuçiq se nuk do të frikësohemi , nuk do të ketë stuhi a përndjekje, pavarësisht paralajmërimit të Kroacisë se do të vendos bazë ushtarake në Kosovë.
“Pse dikush duhej të mburrej për këtë, për fat të keq ata e bënë atë me qëllim të poshtërimit të Serbisë. Sa i përket frikës së njerëzve tanë në Kosovë, do t’u dërgoj një mesazh njerëzve atyre dhe ju them të mos kenë frikë. Të gjithë ata që mendojnë se do të ketë stuhi e pogrom (përndjekje), unë deklaroj se nuk do të ketë asnjë stuhi. Nuk dua të rrah gjoks, por mesazhi im për qytetarët është se nuk kemi arsye të frikësohemi”, tha Vuçiq .
Tutje shkruan gazeta novosti se plan i Kroacisë për të ndërtuar një kamp ushtarak u publikua vetëm disa ditë Kroacia i premtoi pasi Prishtinës se do ta ndihmojnë Ushtrinë e Kosovë dhe pasi që u tha se Kroacia do të ofrojë garanci për mbrojtje në liri për udhëheqësve e akuzuar të UÇK-së./Kosova Post.