Rusia shpreson se përshkallëzimi i situatës në Ukrainë nuk do të çojë në nevojën për një përgjigje ushtarake nga Moska, tha zëvendës shefi i diplomacisë ruse, Alexander Pankin, transmeton Kosova Post.
“Ju sigurisht po më pyesni për masa diplomatike, sepse të tjerët do të flasin për të tjera masa, por shpresoj që një shkallë e tillë përshkallëzimi nuk do të ndodhë”, tha Pankin në një seancë të klubit Valdai, duke iu përgjigjur pyetjes se si Rusia do të përgjigjet në rastin e vendosjes së sistemeve raketore kundërajrore THAAD në Ukrainë.
Ai vuri në dukje se Rusia u bën thirrje kolegëve amerikanë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe ato më të lartat, të mos “bëjnë marrëzi, të jenë të matur dhe të mos e çojnë situatën gjithnjë e më tej në një qorrsokak nga i cili do të jetë e vështirë të gjendet një rrugëdalje”
“Ne do të vazhdojmë të përdorim metoda diplomatike, por kolegët tanë, duket se kanë shqetëime të tjera”, shtoi zëvendësministri rus.
Më herët, mediat raportuan se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të sistemeve antiraketë THAAD në Ukrainë, shkruan sputnik. Ndryshe, sistemi amerikan THAAD ka për qëllim përgjimin e raketave balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme./Kosova Post/