Në llogarinë e tij në «Twitter» Arreaza ka postuar fotografitë lidhur me takimet që ka pasur me shefat e misioneve të këtyre vendeve në Venezuelë, të cilëve u ka dorëzuar atyre notën e protestës, trsnsmeton Kosoa Post.
“Përfaqësuesve diplomatikë të vendeve në fjalë nota e protestës u është dhënë në përputhje me Kushtetutën e Republikës Bolivariane të Venezuelës”, thuhet në shënimin që shoqëron fotot.
Në konferencën e djeshme për shtyp Arreaza deklaroi se Isabel Brilhante Pedrosa, ambasadorja dhe shefja e Delegacionit të BE-së në Karakas, është shpallur “person i padëshirueshëm” [persona non grata] dhe i është dhënë 72 orë afat për t’u larguar nga vendi (Venezuela).
Ministri Arreaza sqaroi se ky vendim u mor për shkak të vendimit të BE-së për të aplikuar sanksione ndaj zyrtarëve venezuelas dhe rikujtoi se aktualisht BE-ja dhe ShBA-ja vazhdojnë të zbatojnë 55 vendime sanksionesh kundër vendit të tyre.trt