Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    NATO synon ndryshimet më të mëdha prej Luftës së Ftohtë, çfarë pritet të ndodhë në samit?

    NATO synon ndryshimet më të mëdha prej Luftës së Ftohtë, çfarë pritet të ndodhë në samit?

    Ish-kryetari i Vushtrrisë  Xhafer Tahiri niset për në Haxh

    Ish-kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri niset për në Haxh

    Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

    Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

    Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

    Abazoviq sot shkon në vizitë në Serbi, takohet me Vuçiqin

    IKSHPK thirrje qytetarëve: Kujdes nga ekspozimi i gjatë në diell, mund të keni probleme në organizëm

    Moti sot e nesër

    Deliu reagon për rastet e shumta të sulmeve seksuale, fton qytetarët që të mos heshtin për këtë

    Deliu: I vetmi shqetësim për BE-në duhet të ishte izolimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës

    Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

    Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

    Kosova pëson humbje nga Malta

    Kosova pëson humbje nga Malta

    Baton Haxhiut i vjen kundërpërgjigja: Eh mos ja psh… logjikën e pisit dhe serbofilit…

    Baton Haxhiut i vjen kundërpërgjigja: Eh mos ja psh… logjikën e pisit dhe serbofilit…

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve

    Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    ‘Mbretëresha ime’, kështu e uron Dua Lipa personin më të dashur në 50-vjetorin e lindjes (Foto)

    ‘Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane’

    ‘Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk ishte diçka spontane’

    U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

    U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber shfaqet për herë të parë në publik

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 28 qershor

    Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë (Video)

    Elvana Gjata dhe Dhurata Dora paralajmërojnë një verë të nxehtë (Video)

    Kalendari historik, 3 dhjetor

    Kalendari historik, 27 qershor

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 24 qershor

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

    Kalendari historik 8 shtator

    Kalendari historik, 23 qershor

    Dua Lipa finalizon kopertinën e albumit të ri

    Dua Lipa përfundon në gjykatë

    Ndrron jetë poeti i njohur Xhevdet Bajraj

    Ndrron jetë poeti i njohur Xhevdet Bajraj

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fillimi Kulturë Art dhe letërsi

Vepër moti e pritun

25 Tetor, 2021 09:21
në Art dhe letërsi, Kulturë
Vepër moti e pritun
Share on FacebookShare on Twitter

Shkodra e gjysmës së dytë të periudhës komuniste, e ngulfatun prej “diktateve të proletariatit”, pa prej syve kureshtarë të nji djali që në të po rritet dhe rrëfye me gojëtarinë e nji urtaku.

Nga Gazmend Bërlajolli

Lexova, me pikë e me presje, librin e kujtimeve të Ardian Ndrecës “Pa pikë pa presje”. Vepra, ma shumë se rrëfenjë, asht letërnjoftimi i autorit që nis me u formue me dije, kulturë, besim e bindje përtej nga ç’ofrohet prej kanaleve zyrtare të sistemit komunist shqiptar. Në gjuhë të hueja, Ndreca i ri jep e merr nën dorë edhe ekzemplarë nga stiva e botimeve non grata që, falë periudhave të lulëzimit, qyteti i zotnon në bibliotekën e vet të shkapërderdhun klandestine. Asht Shkodra e Fishtës, Gurakuqit, Mjedës, Marubit, Migjenit, Idromenos, Jakovës, Shirokës, Arapit, Kurtit, Palokës, Koliqit, e sa e sa tjerëve me të cilët ky pinjoll i qytetit njihet po aq përvjedhtazi sa edhe me kangët e programet italiane, angleze, e në sllavishen e përtejliqenit nga televizionet dhe radiot e hueja.

Lexo Edhe:

Reshjet të mëdha shiu në Shkodër, qytetarët mbyllen nëpër shtëpia

Turqi, vdes mendimtari, poeti dhe shkrimtari i njohur turk (Foto)

Ngjarja reale që e frymëzoi Dostojevskin të shkruante romanin “Krim dhe ndëshkim”

Ma kulmorja te vepra: autori nuk shtiret. Nuk asht as ma trimi, as ma tutësi, as i pari në protestë, po as matanë ndonji gardhi në rrugën e ambasadave, ndonëse ndodhet andejpari bash në kohën e duhun me i kapërcye. Nuk e madhnon ndodhinë e 14 janarit 1990, të njohun si protesta e parë antikomuniste, veç pse pjesëmori aty vetë. E paraqet për ç’ishte: demonstratë në tentativë, sepse asht ankthi i saj ai që po rrëfehet.

As s’e provon llotarinë e përpjekjes me ia mbathë (libri jep shumë shembuj dështimesh shkurajuese), as nuk zen vend në atdheun njerëzish barkunshëm, të ndrymë edhe kur të burguem jo. Me ndërdyshjen se si me ikë për pa u arratisë, tashma qendrore të protagonistit, Ndreca strukturon kambët e skeletit të tekstit dhe kështu i tendos faqet krejt deri në fund.

Libri i Ndrecës m’i dha me pi, madje disa hurpa, nji kureshtjeje dikur fort të etun e kurrë ma parë të shueme. Ka pasë kohë kur ngultas lypja me mësue qoftë edhe për nji të vetëm shkëmbim trotuari, të asaj kohe, mes qytetarit të rëndomtë me ndonji turist të huej, kudo në Shqipni, por s’merrja kurrë përtej arsyetimeve për mostentim, që përshkruenin syçeltësi të mprehtë të vëzhguesve shtetnorë. Ndoshta prandaj ky lloj kontakti më asht dukë po aq i pagjasshëm sa edhe ndonji nga ata të afërtit e llojit të katërt.

Kur qe, ma në fund, në mbrapakqyrjen e Ndrecës, nji grusht përvojash të tilla. Shpalosen përmes tyne edhe po njaq interesa të të huejve, të cilët, megjithë shtrëngimet gjithëfarësoj, Shqipninë e vizitonin. Nji çift që, mbasi vetëftohen si miq shpie, rezultojnë misionarë kishe. Do tjerë, që nuk ndodhen në Shkodër për me ndigjue gja kundër sistemit prej nji studenti në nji ritakim. Prandaj nuk i dalin.

Poezia. Krejt nji e vetme – shkundulluese, e domosdoshme – e thyen prozën e rrëfimit. Asht poezi-trakt. I drejtohet, asht e qartë, Enver Hoxhës kryesëpari, ani pse ky prej do vjetësh dy metra nën tokë, mandej krejt piramidës së tij përteposht. Ndreca flet edhe për poezi që, në ato kohë, i shkruente vetë. Nuk na nxjerr gja me pa këso krijimtarie. Madje, në takimin që gati-gati pabesueshmënisht e mban në banesën e Kadaresë në Tiranë, çuditnisht gjen kohë me ia lëshue në dorë mikpritësit disa sosh për botim te “Drita” e kohës. Kjo mbasi jashtë dritares së dhomës së ndejës, ku tema kuvendohet, asht tue u luejtë epilogu i atij sistemi.

E dhana mbi botimin e poezive, në dritën e zhvillimeve, e ndriçon, tërthor, tjetrën: vargu i Ndrecës nuk mund të ketë qenë antiregjim. Asht e vështirë me e mendue, në zallamahinë e gjithkahshme të kohës, se do ta kish vëmendjen e ndeme për artin poetik ndonji tjetër veç censorëve që, nga frika e të paguemit me përgjegjësi personale, veç çka do ta kenë shtue syçeltësinë për çdo lloj shkamjeje ideologjike në botime.

Njilloj, nuk asht e vështirë me e rrokë se, ndryshe nga poezia-trakt që Ndreca e kopjon me e shpërnda nënpragjeve të rrugicës, vargu i tij që sheh botim nuk shkruhet në gegnishten subversive gjithseqysh. (Primo Shllaku tregon diku se nji nëpunësi të “Taraboshit”, mbasi inspektorët bastisës nuk i gjejnë në shpi kurrgja nga paketat e cigareve që pandehnin t’i ketë vjedhë prej fabrikës, në fund ia ngarkojnë fajin për shkrojtësinë subversive gege të nji poezie private kushtue nanës).

Asgjamangut, nuk asht e pritshme që Ndreca të kish arritë me e përkapë, në djalninë e vet, rrengun e madh të kohës se gegnishtja ishte dialekt, e tosknishtja gjuhë, madje “e njësuar”, diçka që pati arritë me i rrejtë dy akademi.

Kish me më pëlqye me i lexue, krejt në të mshelun të librit, nga dy-tri fjali mbi fatin, vendndodhjen dhe jetën e sotme të do personazheve të përshkrueme prej Ndrecës, veçmas të atyne që, për sa rrëfehet, mbeten të burguem. Me qef madje, në stilin telegrafik, të tipit që do filma të bazuem në ndodhi të jetueme i japin me të shkruem krejt në fund. Kjo kish me ma lanë, edhe si diçka të mbramë, shijen se ajo që sapo mbarova së lexuemi ishte mbi të gjitha dokumentim, dëshmi jete e dritare ngjarjesh të jetueme e të përjetueme.

Kish me më pëlqye edhe nji dlirje redaktoriale serioze, përtej thjesht qortimeve drejtshkrimore të lëshimeve që Ndreca i ka parasysh, tek dëfton vetë se drejtshkrimin e kish veçantisht zët në kohë studimesh. Ka pështjellime, si fjala vjen, lakimet e emnit të shumëpërmendun ‘nanëdaje’ herë me mbaresën në fund (nanëdajen, nanëdajes), herë në trup (nanëndaje, nanësdaje) e herë trup e fund (nanëndajen, nanësdajes) që veç sa ia dalin me e trazue raportin afrie me gjyshen e vet që Ndreca mëton me na e portretue. Dhe frazat me sintaksa të çorodituna (me gjasë prej ndërhymjeve të pjesshme mbi to) kanë me ngritë po aq vetulla hutie, pa dashtë autori, sa gojë të hapuna mahnie kanë me mbetë – këto me dashjen e autorit – nga episode, të vogla e të mëdha, dhe vargimi i tyne në rrëfenjë.

Por duhet thanë, megjithëkëto, se ato që Ndreca na paraqet nuk janë veç mjerimi i shoqnisë, retorika boshe e regjimit që krahason arritjet me ato të para pesë dekadave, e deri te vetë rioshi që kohën ma fort e shkon mes librave se mbas vajzave. Ndreca herë-herë na përudh me nji sinjalistikë fusnotash, por ma shpesh na len me u gjetë vetë, për aq sa dimë me ia lundrue yllësinë. Dhe jo, kopjimet që Ndreca adoleshent ban nëpër fletore prej klasikëve të letërsisë botnore nuk më rezultojnë të kota, megjithë dorëshkrimin e palexueshëm që as vetë nuk e zbërthente dot.

Së mbrami, modestia e titullit u shkon, ç’asht e drejta, veç grimcave, në lexim të parë të shkartisuna, që mbledhim gjatë faqeve të fillimit, por librit jo. Në botimet bashkëkohore shqipe kjo asht vepër e rrallë dhe moti e pritun.

Etiketat: Ardian NdrecaGazmend BërlajolliLetërsiPa pikë pa presjeShkodra
ShpërndajeTweet
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Lajmet e fundit

Këshilla mjekësore për agjëruesit

Tri ushqimet e dëmshme për zemrën

29 Qershor, 2022
NATO synon ndryshimet më të mëdha prej Luftës së Ftohtë, çfarë pritet të ndodhë në samit?

NATO synon ndryshimet më të mëdha prej Luftës së Ftohtë, çfarë pritet të ndodhë në samit?

29 Qershor, 2022
Ish-kryetari i Vushtrrisë  Xhafer Tahiri niset për në Haxh

Ish-kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri niset për në Haxh

29 Qershor, 2022
Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, dërgon ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë

29 Qershor, 2022
Sa ministra shqiptarë ka qeveria e drejtuar nga Abazoviq?

Abazoviq sot shkon në vizitë në Serbi, takohet me Vuçiqin

29 Qershor, 2022

Tjera nga rubrika

Rusët shënjestrojnë sërish kryeqytetin, sulme me raketa në Kiev

Rusët shënjestrojnë sërish kryeqytetin, sulme me raketa në Kiev

08:17

Emisari Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve mbetet urgjente

Emisari Lajçak: Zgjidhja e çështjes së të pagjeturve mbetet urgjente

07:37

A mund të qëndroni në njërën këmbë për 10 sekonda? Shkencëtarët bëjnë zbulimin befasues

A mund të qëndroni në njërën këmbë për 10 sekonda? Shkencëtarët bëjnë zbulimin befasues

09:18

Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësim të Kosovës në KiE

Osmani kërkon nga Irlanda mbështetjen për anëtarësim të Kosovës në KiE

17:06

Arianit Koci për sulmin në Gllogjan: Në vrasje ka marrë pjesë më shumë se një person

Koci s’rresht me deklaratat e tij raciste

13:04

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

© Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

Kontakti

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH

© 2021 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.