Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën sot shqetësimin e fortë për “veprimet problematike dhe të njëanshme” të Kinës në Detin jugor e Lindor si dhe në Detin e Tajvanit, transmeton Kosova Post.
Pas bisedimeve në Uashington, u dha edhe deklarata e përbashkët, nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Wendy Sherman dhe Sekretari Evropian i Shtetit për Punët e Jashtme Stefano Sannino, shkruan tanjug.
Ndryshe Komisioni Evropian, dje paraqiti strategjinë e re evropiane të investimeve “Global Gateway”, e cila do të financojë projekte në fushën e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, infrastrukturës së energjisë dhe transportit, si dhe forcimin e fushave të shëndetësisë, arsimit dhe kërkimit.sh.o./Kosova Post/