Tensionet në veriun e vendit kanë ardhur si pasojë e një operacioni të gjerë të Policisë së Kosovës, në kuadër të luftës kundër kontrabandës me mallra, transmeton Kosova Post.
Të paktën kështu është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media nga ana e policisë.
Siç duket, aksioni i ka nxitur grupet e dyshimta, të cilat edhe e kanë sulmuar një veturë zyrtare. Nuk dihet nëse ajo është nën pronësi të policisë apo të ndonjë institucioni tjetër.
Situata, sipas raportimeve, mbetet ende e tensionuar./KosovaPost/