Pas reshjeve të shiut, ka folur pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Muhaxheri ka bërë të ditur se situata aktualisht është e menaxhueshme.
Ai shtoi se ekipet e tyre janë në gjendje gatishmërie.
“Reshjet e mëdha atmosferike nga nata e mbrëmshme shkaktuan vërshime në disa zona të qytetit të Pejës. Megjithatë, situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet tona janë në gjendje gatishmërie”, shkroi Muhaxheri.
Pos Pejës me përmbytje të shumta aktualisht janë duke u përballur edhe Gjakova, Deçani, Juniku, Istogu, Vushtrria e Mitrovica.