Vërshohen nga uji rrugët e Prishtinës

Vërshohen nga uji rrugët e Prishtinës

Reshjet e borës që kanë rënë ditëve të fundit në Kosovë, kanë vështirësuar komunikacionin rrugor. Edhe pse Komuna e Prishtinës është angazhuar një ditë me vonës për largimin e borës nga rruga, si pasoj e kësaj vones është shkaktuar një pengesë tjetër,  ajo e vërshimit të ujrave, nga shkrirja e borës, raporton Kosova Post.

Edhe pse Ministria e Infrastrukturës ka thënë se gjendja e rrugëve është e kalueshme, terreni e thotë të kundërtën, pasi që për shkak të moslargimit të borës nga rruga, sasia e ujit i ka sjell shumë vështirësi kalimtarëve.

Kosova Post, ju sjell disa fotografi dhe video të gjendjes aktuale në lagjen Pejton të Prishtinës, ku shihen disa kalimtarë që kalojn rrugën me shumë hezitim dhe vështirësi.


Ndryshe reshjet e borës kanë shkaktuar anulimin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës./Kosova Post/