Piloti i Red Bullit Maks Verstapen ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Shakirit, pasi siguroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë 28 sekonda e 997 të mijtat.
Vendi i dytë i takoi kampionit në fuqi Luis Hamiltonit, ndërsa i treti u rendit piloti tjetër i Mercedesit Valteri Bottas.
Sharles Leklerk me Ferrari siguroi kohën e katërt më të mirë, duke lënë pas Pier Gasli me Alfa Tauri dhe Daniel Rikiardo me Meklaren. Gara për Çmimin e Madh të Bahreinit do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:00.