Një vetaksident në Lubozhdë të Istogut ka shkaktuar vdekjen e një personi.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lubozhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, kanë thënë nga Policia.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori”, kanë shtuar nga Policia e rajonit të Pejës.


























