Vetëm 3 nga 54 vendet e Afrikës kanë nivel të ulët të urisë

Vetëm në tre nga 54 shtete afrikane mbretëron niveli i ulët i urisë, thuhet në raportin më të ri të Indeksi Global i Urisë, i cili sot u publikua në kryeqytetin etiopian Adisa Abeba.

Në raportin e Unionit Afrikan dhe Agjencisë Partneriteti i ri për Zhvillimin e Afrikës (NEPAD) në bazë të hulumtimeve nga viti 2015 dhe 2016 në pesë vende afrikane mbretëron niveli alarmant i urisë.

Raporti paralajmëron se në 28 vende niveli i urisë është serioz.

“Në disa vende afrikane, si Etiopia, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria, më shumë se 50 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç ngecin në zhvillim”, thuhet ndër të tjera në raport.

Raporti gjithashtu thekson zhvillimet pozitive si rritja e normës së ndërhyrjes ushqyese.

Sekretari ekzekutiv i NEPAD, Ibrahim Mayaki tha për AA se çështja e vonesës në zhvillim sa është tronditëse aq edhe kritike dhe duhet patjetër urgjentisht të zgjidhen.

“Ushqimi duhet të jetë një prioritet kombëtar. Sektorët siç janë bujqësia dhe shëndetësia duhet të punojnë së bashku”, tha Mayaki.

© KosovaPost.net Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may also like

Minat në Kosovën morën jetën e 177 personave, u lënduan rëndë 500 të tjerë

177 njerëz kanë vdekur, si pasojë e shpërthimit