Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë regjistruar vetëm katër raste të dhunës në familje, shkruan Kosova Post.
Në raport thuhet se “viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i dyshuari është arrestuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”
Gjithashtu është raportuar për një rast tjetër i dhunës në Zveçan.
Sipas policisë, “i dyshuari kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet në stacion policor deri në këndellje.”
Një tjetër shtetase kosovare është arrestuar në Prishtinë si i dyshuara. Sipas raporti të policisë e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Graqanicë rreth orës 12 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me viktimën femër e kishte sulmuar fizikisht atë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./KosovaPost/