Një person është rrëzuar nga një lartësi e një lokali, derisa ishte duke punuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilat është konfirmuar vdekja e viktimës.
Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokuroritë është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, transmeton lajmi.net.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në Veternik-Prishtinë, rreth orës 13:14.
“ASGJËSIM-DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Lagja Veternik, Prishtinë 08.03.2021-13:14. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë.