Në një grup parlamentar por shumë të tensionuar, janë deputetë të Vetëvendosjes të cilët janë të ndarë në dy grupe krahu i Kurtit dhe ai i Molliqajt, shkruan Kosova Post.

Të ulur në ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës, këta deputet tash dukshëm po reflektojnë ndasinë e tyre.

Ajo që bije sot në sy derisa Visar Imeri dhe Daradan Molliqaj ishin ulur afër dhe debatonin me njëri tjetrin, ngjashëm nuk po vepronte Albin Kurti dhe Fisnik Ismajli i cili ditëve të fundit po ‘bombardon’ Vetëvendosjen me deklaratat e tij.

Kurti dhe Ismajli të ulur në rendin e njëjtë e kanë vënë një distancë të dukshme me njëri tjetrin, derisa dikur thirreshin në zëmrën e përbashkët.

Derisa qëndrimi i Kurtit me Ismajlin ishte i tillë , ndryshe ishte komunikimi me deputetin Rexhep Selimin i cili po i qëndron besnik shefit të tij, por pa pasur raport të ftoftë edhe me kolegët e tij që u “rrebeluan” me Kurtin dhe u ndanë në dysh./Kosova Post.

You may also like

Në dhjetor pritet të mbahet Forumi Biznesor Kosovë – Japoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot