Vetëvendosje paralajmëron veprime pas zgjedhjes së kryetarit

Vetëvendosje paralajmëron veprime pas zgjedhjes së kryetarit

Sekretari organizativ i Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi tha sot se pas zgjedhjes së kryetarit të ri do të bëhet riorganizimi i Lëvizjes në tërësi.
Kurteshi këtë deklaratë e bëri në mbledhjen e Këshillit të Qendrës në Prishtinë, ku foli për zgjedhjen e kryetarit të ri të Vetëvendosjes, shkruan Arbresh.info.
Kurteshi tha se Albin Kurti është i vetmi që ka prezantuar kandidaturën e tij për të parin e partisë.

“Do të kemi një kryetar që i ka plotësuar normal statutore, procedurat dhe do të jetë kryetar legjitim. Me ardhjen e kryetarit të ri parashihet edhe një lloj i riorganizimity të VV-0së, strukturart e VV do të jenë me active, më të përgjegjshme dhe më të pranueshme pqr qytetarët të cilët edhe shpresë të vetme e konsiderojnë Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Kurteshi.

Ai dha edhe një porosi për të larguarit nga Vetëvendosje.

“Jam i sigurtë se nuk do t’i zhgënjejmë qytetarët tanë përkundër mosmarrëveshjeve që po paraqiten në VV dhe këto mosmarrëveshje ose do të tejkalohen ose nga lëvizja do të shkojnë vetëm ata që nuk janë të gatshëm të ballafaqohen me konkurrencën dhe t’i respektojnë procedurat dhe statutin e Lëvizjes”, tha Kurteshi.

 

 

You may also like

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasyshë që