Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar sot një aderim të ri, e që vije nga Partia Demokratike e Kosovës.
Fjala është për Besim Vishin, asambleisti i PDK-së në Kaçanik, e që nga sot është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
Këtë lajm të ditur e bëri Kurti përmes një postimi në faqen zyrtare të tij në Facebook.
Kurti theksoi se bashkë me Besimin do të punojë drejt një të ardhme të ndritur.
Postimi i Kurtit:
Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaccanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike.
Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaccanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës.
Atë e mirëprita në zyren time bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu.
Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur.