Një veturë zyrtare ka shkelur rregullat e komunikacionit duke u parkuar në vend të gabuar.
Sipas fotografisë që ka arritur në redaksi, rasti ka ndodhur në afërsi te parku i qytetit.
Vlen të ceket, se kohëve të fundit Policia po dënon shoferët edhe në bazë të fotografive që po u dërgojnë qytetarët, e po ashtu janë duke kontrolluar shoferët edhe me dron.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në gashtë muajt e parë të këtij viti kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve në komunikacion, ku 50 qytetarë kanë humbur jetën. /Telegrafi/