Një mjet shpërthyes është gjetur sot në fshatin Arllat të komunës së Drenasit.
Kjo është konfirmuar nga administratori i fshatit, Shumzim Bujupi.
Ai madje ka publikuar edhe një video nga momenti i shpërthimit të saj.
Bomba është gjetur larg një shtëpie të ndërtuar në lagjen Bujupaj, transmeton lajmi.net.
Ai ka falënderuar ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët në mënyrë profesionale e kanë shpërthyes bombën e mbetur nga koha e bombardimeve të NATO-s.