Vihet në funksion treni super i shpejtë që lidh Meken dhe Medinen (FOTO)

Vihet në funksion treni super i shpejtë që lidh Meken dhe Medinen (FOTO)

Në Arabinë Saudite u vu në funksion një linjë treni mes dy qyteteve të shenjta simbol, Mekës dhe Medines, ku nga disa orë, distanca mes tyre do zvogëlohet ndjeshëm, pasi bëhet fjalë për shpejtësi prej 300 kilometrash në orë, një projekt që kushton 16 miliard dollarë.

Në fillim ishte linja mes Xhidde-s dhe Medines, hapur në fund të shtatorit, ku Princi i Kurorës Mohamed bin Salman shprehu krenarinë që po bënte të mundur këtë revolucion në transportin hekurudhor mes qyteteve kryesore saudite.

Distanca mes Mekës dhe Medinës është 450 kilometra. Linja e re ndikon dhe në lehtësimin e udhëtimit të pelegrinëve nga njëri qytet në tjetrin, gjatë periudhës së Haxhit, ku bëhet fjalë për afro 3 milion njerëz.

You may also like

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot