Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është shqyrtuar propozimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër KorrupsionitKomisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, për sa i përket shkarkimit të Bordit të RTK-së, shkruan Kosova Post.
Deputetët opozitar, e kanë kundërshtuar idenë e “dënimit kolektiv”, duke thënë se me këtë akt shumica parlamentare, po e qëllimin e saj për kapjen totale të shtetit.
Deputetit Armend Zemaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili iu bashkua radhës së kritikëve të cilët e kundërshtuan idenë e “dënimit kolektiv”, iu përgjigj Visar Korenica.
“RTK-ja është shndërruar në një medium i cili bënë propagandë të ndyrë, me taksat e qytetarëve. Pra këtë nuk e them unë, e thotë kryetari i partisë së tyre… Po ashtu në vitin 2019, ish kryeministri jo legjitim kishte thënë se bordi dhe menaxhmenti, përkatësisht drejtori, është emëruar në mënyrë jolegjitime…” – tha deputeti Korenica.
Debati është duke vijuar, me përplasjet e ndërsjella ndërmjet deputetëve të shumicës dhe atyre të pakicës./KosovaPost/