Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Viti 2018 – Viti i Skënderbeut. Të vjetrit apo të riut?

Shkruan: Arianit Sllamniku

Duke e pasur parasyshë që viti 2018 nga qeveria Rama 2 është shpallur “Vit i Skenderbeut” dhe duke e ditur se historinë për kryetrimin shqiptar në njërën anë e kemi të mësuar nga literatura e kohës së komunizmit e qe besa edhe filmat artistik i kemi të asaj kohe dhe të të njejtës ideologji, derisa në anën tjetër po dalin hulumtime interesante të publikuara nga gjenerata e re e historianëve dhe hulumtuesve siç janë Dritan Egro, Oliver Shmid, Ylli Popovina, Aurel Plasari, Ardian Klosi, Sabri Godo, Fatos Lubonja dhe ca studiues tjerë të huaj e shqiptar që kanë ofruar jo pak të gjetura që më shtynë të dijë më shumë rreth agjendës qeveritare shqiptare për këtë vit.

Pra për të nxitur kurreshtjen time edhe më shumë që të hulumtuj edhe më thellë, i parashtrova tri pyetje vehtes time:

– Nëse Gjergj Kastrioti – Skenderbeu sundoi nga Kruja, pse e ka varrin në Lezhë kur Lezha asokohe ishte tokë e Venedikut?

– Ku është varri i Donika Kastriotit – të vejës së Skenderbeut dhe fëmijëve të tyre?

– Pasardhësit e tyre si quhen dhe ku janë?

Dhe për të shtjelluar krejt këtë temë sa provokative por aq edhe sfiduese, I hyra lëmshit të shprishur që t’a pështjelli mbarë, të paktën për mua që të di se çfarë do të bëhet këtë vit!

Pra kemi një familje të krijuar nga Gjon Kastrioti, i cili sundonte tokën e trashëguar në kohën e Bizantit nga babai i tij Pal Kastrioti dhe nga gjyshi i tij Gjoni por që ky Gjoni i riu e zgjeroi territorin të cilin e trashëgoi në Dibër dhe erdhi deri në bregdet buzë breigjeve të Kepit të Rodonit i emruar si Shanxhakbej i Dibrës nën perandorinë osmane.

Gjoni para se të emroj me tituj osman, ai paraprakisht u martua me Vojsava Brankoviqin, nga familja sundimtarëve serb të Bizantit me të cilën pati 9 fëmijë, djemtë Stanisha, Reposh, Konstantin, Gjergj dhe vajzat Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica, pra siç shihet jo vetëm nga ana e dajëve por edhe Gjoni, pra babai i tyre zyrtarisht fëmijëve i la emra bizantin, pra ishte një familje thellësisht ortodokse, siç e thotë edhe Ardian Klosi.

Por Gjonin e vret baxhanku i tij Sulltan Muradi, siç e argumenton historiani Oliver Shmidt, i cili e kishte për grua vajzën e axhës së Vojsava Brankoviqit, pra Mara Brankoviqin sepse Gjoni edhe si i emruar me titullin osman “Sanxhakbej i Dibrës” tentoi që përmes luftës në vitin 1429 kundër perandorisë osmane të lidhet me Venedikun por që e pësoi me kokën e vet.

Gjoni varroset në manastirin ortodoks të Hilandarit ku edhe djali I tij, pra vëllau I Skenderbeut, Reposhi shërbente si murg dhe kaloi jetën aty i cili pas vdekjes, po në atë manastir varroset edhe ai.

Gjergjin si fëmijun më të vogël të Gjonit dhe Vojsavës, e merr në përkujdesje tezja e tij gjegjësisht gruaja e sulltan Muradit e cila më vonë po ajo teta Mara e përdor Skenderbeun që t’a vret pretendentin e fronit të sulltanit nga gruaja tjetër, pra Skenderbeu pas vrasjes së djalit të sulltan Muradit, Alajdin Ali Çelebiun siç e konfirmon edhe Oliver Shmidt nga dokumentet e gjetura në arkivin e Firences në Itali.

Pra me ndihmën e tetës Mara Brankoviq ikën dhe tenton të fshihet te dajtë e tij Brankoviqët por ata nuk e pranojnë pasiqë e kuptojnë se ky ia kishte vrarë djalin sulltanit dhe shfrytëzon bejtejën e Nishit për të ikur në Krujë, ku tezja Mara paraprakisht ia pregatit një ferman të falsifikuar kinse Sulltani ia besonte kalanë e Krujës Skenderbeut dhe ai me të arritur, pushton paqësisht fortifikatën e Krujës, siç e interpreton  Lubonja dhe Klosi.

Po të mos ishin referencat e Abdi Baletës, Oliver Shmidit, Ylli Popovinës, Aurel Plasarit, Ardian Klosit, Sabri Godos, Fatos Lubonjës e Dritan Egros dhe ca studiuesve të tjerë, fillova të mos i besoja syve të mi për atë se çfarë lexoja!

Pra, Gjergji erdhi në Krujë dhe aty ngriti flamurin të cilin e kemi neve sot, pra shqiponjën e bizantit ortodoks sepse edhe nga nëna por edhe nga babai trashëgoi besimin ortodoks dhe po atij besim i përkiste edhe ai. Në ndërkohë ai fillon komunikimin me republikat tjera siç ishte Napoli, Venediku e Raguza për të cilin komunikim me raguzianët ekziston edhe origjinali i dorëshkrimit të shkruar në gjuhën serbo-sllave me shkronja cirilicë njejtë si gjuha e shkruar e të atit Gjonit me tregtarët Kotorrit.

Që të siguronte vehten përreth, së pari nga Lezha e cila ishte nën administrimin e Venedikut siç e thotë edhe z. Godo, i bëri një ftesë sundimtarëve të krishterë të trojeve bizantine që të takohen në Lezhë dhe aty u mblodhën të gjitha familjet e mëdha si shqiptare muzakajt, topiajt, aranitët, balshajt, dukagjinët, serbe si obrenoviqët, brankoviqët, crnojeviqët, bullgare e hungarezë të Hunijadit dhe në mars të vitit 1444, pra katër muaj pasi kishte mbërritur në Krujë dhe e kishte ngritur flamurin e bizantit si shenjë të shkëputjes nga perandoria osmane, mban takimin e regjionit në protektoratin venedikas, pra në Lezhë.

Derisa për të siguruar aleanca të besueshme përreth, ai vendosi të martohet dhe Gjergj Aranitit ia kërkon vajzën për grua ndërsa në vitin 1451, Gjergj Araniti Skenderbeut ia jep për grua vajzën e tij Donikën ndërsa për dajën e Skenderbeut, Stefan Brankoviqin vajzën tjetër Angjelinën e cila në kishën ortodokse serbe edhe sot njihet si Shën Angjelina.

Skenderbeu marton vajzën e Gjergj Aranitit i cili kontrollonte territore fqinjë në pjesën jugore të Kastriotëve derisa në veri-lindje kishte dajtë gjegjësisht mbretërinë e Brankoviqëve dhe për t’u siguruar kah veriu edhe më mirë, vendos të martojë motrën e tij Marën me Stefan Cërrnojeviqin, në një familje tjetër serbe.

Dhe në vitin 1456, pra 5 vjet pas martesës, Skenderbeu me Donikën sjellin në jetë trashëgimtarin e vetëm të cilin e bekojnë me emrin Gjon, derisa në anën tjetër mbijetesa në krahinë ishte e papërballueshme dhe nevojat për ndihma nga jashtë, përkundër premtimeve dhe thirrjeve të shumëta nga selia e shenjtë gjegjësisht Papa Piu II, që së pari të konvertohet nga ortodoks në katolik dhe të përfitojë fonde e armatime por ky nuk e bëri një gjë të tillë, pra Skenderbeu qëndroi besnik besimit të prindërve të tij, siç e thotë z. Klosi, Lubonja edhe Shmidi, dhe përveç se Papa Piu II e emron “Atlet I Krishtit” nuk gjenë asnjë ngushëllim tjetër nga selia e shenjtë derisa në anën tjetër presioni i madh nga perandoria osmane, përveç se ndihmën konkrete e gjen tek mbreti i Napolit të cilit ia beson gjithë pronën e kalasë së Krujës që e kishte këndej Adriatikut, siç e spjegon z. Lubonja dhe e konfirmojnë edhe Shmidti e z. Plasari, për çka edhe mbreti jo vetëm armatim por e furrnizon edhe me ushtarë e me mjete financiare me të cilat Skenderbeu pastaj nga Raguza furrnizon vendin me të mira materiale për të cilin furrnizim dhe komunikim është dorëshkrimi orgjinal I shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilicë njejtë me gjuhën e përdorur nga babai I tij në raport me tregtarët e Kotorit.

Pas shumë betejave me venedikasit, e në luftë civile në Itali në krah të Ferdinandit, kundër osmanëve dhe shumë orvatje tjera që të mbajë pushtetin e mundësisht t’a zgjeroj atë, pas dorëzimit të kalasë së Krujës e paraprakisht edhe Shkodrën Sulltan Muradit II, zhvendoset me familje në Lezhë, pra asokohe tokë e Venedikut dhe në vitin 1468 Skenderbeu ndërron jetë në Lezhë ku edhe varroset në varrezat e kalasë lezhjane të protektoratit venedikas.

Pra objekti i sotëm me simbole të Skenderbeut të cilin të gjithë e vizitojnë nuk ka të bëjë asgjë me varrin Skenderbeut pasiqë ky objekt ka qenë e vetmja vendfalje e muslimanëve aty dhe në kohën e monizmit, pra Enver Hoxha kinse përmes arkeologëve të kohës paskan gjetur varrin e vërtetë të vendosur brenda xhamisë e cila sot është mazoleum i Skenderbeut por që në fakt nuk ka asnjë lidhje me varrin e tij pos tendencë e shkatërrimit të objekteve të kultit e veçmas ato islame gjatë kohës së monizmit.

Pra Skenderbeu vdes në tokën venedikase të Lezhës për t’i lënë rrugë ikjes së familjes së vet fill një vit pas vdekjes së tij, pra kur djali i tij Gjoni i mbush 13 vjet, ai me nënën e tij Donikën kaluan detin Adriatik për të gjetur strehim te mbreti i Napolit.

Pra Gjoni nga babai Gjergji dhe nëna Donika në moshën 13 vjeçe lëshon vendin që në moshë të pjekur të martohet në mërgim me kusherirën e tij kah gjyshja Vojsavë gjegjësisht bijën e despotit të Serbisë, Llazar Brankoviqit, Jerinën me të cilën bënë dasëm matanë Adriatikut nën titullin e zotriut të Monte Sant’Angelo dhe San Giovanni Rotondo e më vonë edhe të Gagliano del Capo dhe të Orias.

Përkundër që ishte matanë Adriatikut, ai pati dy tentime për rimarrjen e pushtetit në Shqipëri nga perandoria osmane e cila pas shkuarjes së tyre, kishin pushtuar tërë vendin. Kryengritja nga Himara e vitit 1481 e cila ishte e pasukseshme dhe në korrik të po atij viti kur rimori Zetën nga otomanët duke i dalur në ndihmë Ivan Cërnojeviqit serb siç e tregon edhe z. Ylli Popovina.

Gjoni nga martesa me Jerinën apo sic e njohin italianët me emrin Elena sjellin në jetë Gjergjin II (i riu), Kostandinin i cili vdiq në moshen 27 vjeçare të vitit 1500 dhe i cili ishte peshkop në Isernia, Federikon, Alfonson i cili vdiq në moshën 15 vjeçare në vitin 1503 në Valencia të Spanjës ku sot varri I tij ndodhet së bashku me gjyshen e tij Donika Kastrioitin, Ferrante, trashëgimtarin e titujve atërorë, pra Duka II në San Pietro in Galatina-Lecce dhe së fundi vajzën Maria që sipas një atestimi të besuar, ka vdekur në Canosa di Puglia-Kanoza di Pulja, në vitin 1505.

Pra, nga të gjithë fëmijët, si trashëgimtar i vetëm mbeti vetëm Gjergji (i riu), për të cilin që të dy prindërit heqin dorë nga atësia për shkak të shkuarjes së tij në Venedik pa miratimin e prindërve, duke e pasur parasyshë që ju kishte mbetur si trashëgimtari i vetëm i familjes.

Pra Gjergji vendos të jetojë së pari në Venedik e pastaj nga atje shkon për në Konstantinopojë tek sulltan Sylejmani ku Gjergj Kastrioti i riu i lindur në Napoli kishte kthyer historinë prapa duke e marrur emrin e gjyshit të tij “Skenderbej” bashkë me besimin islam dhe ishte emruar Simkeshbashi apo Kryeargjendar i cili nga buxheti personal pastaj la trashëgimi një shkollë fillore afër xhamisë dhe medresesë së Zall Mahmud Pashës në Ejup dhe një çezmë që ndodhet poshtë xhamisë Ajvansaraj Koruxhu Mehmet Çelebi në breg të haliçit ku e mbanë datën 975 hixhri/ 1567 gregorian, dëshmi të cilat i kam personalisht unë si autor i këtij shkrimi.

Varri i kryeargjendarit “Skenderbej” apo Gjergj Kastriotit të riut gjendet bashkë me familjarët e tij që vinte nga dera e Dukagjinasve, pra në varrezat “Dugacinzâde” apo “Vrarrezat e Pricave të Dukagjinit”.

Prandaj edhe Donika, nëna e Gjonit dhe gjyshja e pesë nipave dhe një mbese nga Napoli, përkundër që deri në vitin 1498 mbante pozita të larta pranë mbretëreshës së Napolit pranë Giovana III, vendosi të shkonte të shërbente bashkë me të mbretëreshën pranë oborrit mbretëror spanjoll ku edhe ndërroi jetë dhe varroset me ceremoni mbretërore në kishën e Valencias në Spanjë në mars të vitit 1505, prandaj edhe nuk ju gjend asnjë pasardhës që të kujdeseshin që të paktën trupin e saj të pajetë t’a sjellnin në Napoli e aq më pak të mprehet trupi i saj pranë burrit dhe kryetrimit shqiptar në Lezhë.

Se agjenda e qeverisë shqiptare në krye me Edi Ramën do të jetë ajo që është e përpiluar por se a do të ndërmarrin ndonjë hap në lidhje me bashkimin e familjarëve të varrosur anë e kënd europës që nga Spanja e deri në Turqi, kjo mbetet të shihet por se pyetja kryesore që mua do të vazhdojë të më preokupojë është se bashkë me përvjetorin e Skenderbeut a do të fillojë edhe rishkrimi i historisë tonë kombëtare ashtu siç duhet të jetë apo do të vazhdojmë të shërbehemi me versionin e historisë të shkruar nga Nexhmija, Enveri, Miladini e Dushani?!

You may also like

Haradinajt jep këtë arsyetim për 20 mijë dollarët e shpenzuar në Amerikë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së