Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, sapo ka hedhur votën në qendrën e votimit.
“Dita e zgjedhjeve është ditë thelbësore për demokracinë”, tha Vitia para medieve.
“Sot vendoset fati për kryeqytetin tonë, prandaj i bëj ftesë qytetarëve që masivisht të dalin për të votuar dhe forcuar demokracinë”.
Vitia është në garë me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.