Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar para mediave gjatë vizitës së tij në sallën ‘1 Tetori’ sot kur zyrtarisht ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve të Kosovës.
Me këtë rast, ministri Vitia deklaroi se menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja ekonomike mbeten prioritetet e qeverisjes.
“Për të parën natyrisht se është shumë e rëndësishme dhe pa të parën nuk arrihet as e dyta. Sot po fillojmë një proces thelbësor dhe një parakusht për të dytën. MSH në bashkëpunim me institucionet shëndetësore të kujdesit parësor shëndetësore ka bërë përgatitjet për realizimin e planit të veprimit të qytetarëve me vaksinën antiCOVID.Po hyjmë në një fazë fazë të re të procesit të vaksinimit kundër COVID-19.Sikurse jemi zotuar para juve sot më datën 15 qershor po fillon ky proces i vaksinimit. Në luftën tonë kundër COVID-19 sepse vaksinimi i masës është proces jetik i sigurimit të imunitetit kolektiv dhe krijimin e kushteve për kthimi në një realitet të ri. Normaliteti në të cilin sektori shëndetësore do të ketë mundësi tu përgjigjet nevojave të qytetarëve pas një periudhe të gjatë të ngarkuar.Pas një pune të jashtëzakonshme, ndërsa sektorët e tjera sidomos ai i ekonomisë përmes ushtrimit të lirë të veprimtarive të tyre tu kthehet shërbimit dhe prodhimit”, tha Vitia.
Ministri Vitia shtoi se vaksinimi masiv është proces që kërkon përgatitje, mobilizim e mbi të gjitha profesionalizëm dhe vullnet për të kontribuar.
“Kjo do të jetë një ndërmarrje institucionale dhe organizative e paprovuar ndonjëherë në vendin tonë.Për këtë arsye ne kemi bërë përgatitje për zbatimin e saj dhe jemi të gatshëm për të përmirësuar atë, pavarësisht sfidave”, shtoi ai.
Vitia tha se pandemia nuk ka kaluar ende.
“Kontributi, kujdesi dhe përgjegjshmëria e secilit vazhdon të jetë tejet e rëndësishme.Qytetarë të dashur inkurajojmë të aplikoni për vaksinim në platformën e Kosovës ku tani procedurat janë më të thjeshta dhe një qytetar mund të regjistrojë deri në pesë të tjerë për marrjen e vaksinës.Edhe një herë ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, tuajin dhe shëndetin e familjes sonë e të secilit prej nesh”, tha Vitia.
“Edhe 40 mijë doza prioritet të vijnë gjatë këtij muaji nga COVAX. Arsyeja pse kemi zgjedhur 15 qershorin është sigurimi se do të kemi mjaftueshëm doza në stoqet tona. Ne kemi siguruar një kontratë me Pfizer për 1.2 milion doza deri në fund të vitit bashkë me doza të tjera që presim të na vijnë nga miqtë tanë e deri në fund të vitit do të kemi në dispozicion deri në 2 milionë doza antiCOVID dhe i bie që të kemi mundësinë që brenda muaji çdo muaj të vaksinojmë diku rreth 340 mijë qytetarë. Ndoshta një kontingjent me 200 mijë ndërsa tjetri me 500 mijë kemi marrë të gjitha masat që 340 mishi është synimi ynë mujor deri më 15 dhjetor. Mund të ndodh që një muaj të kemi 200 mijë të vaksinuar e një muaj deri në 500 mijë të vaksinuar. Deri në fund të muajit do të na vijnë edhe shumë vaksina të tjera dhe natyrisht sot filloi fushata e vaksinimit në masë,sot është dita e parë dhe gjatë javës së parë ne nuk presim që menjëherë do të kemi vaksinime ndoshta deri në 15 apo më shumë mijë qytetarë të vaksinuar brenda ditës marrë parasysh se janë ditët e para”, shtoi ai.