Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se nënshkruar listën finale për çmimet e unifikuara të barnave.
Ai ka shkruar në “Facebook” se në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë.
“Sot nënshkrova listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të Barnave. Për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulëta sesa tani. Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2 900 produkte medicinale. Urime të gjithë qytetarëve!”, ka shkruar Vitia.

























