Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur të hënë në lagjen Dushkaj të Kaçanikut.
I dyshuari mashkull kishte shtyrë dy të mitur meshkuj kosovarë të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre, transmeton Kosova Post.
Lagjja Dushkaja, Kaçanik, 21.09.2021 – 15:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shtyrë dy të mitur meshkuj kosovarë të kryejnë vjedhje në shtëpitë e tyre. Gjësendet e vjedhura janë shitur në lokacionin të ndryshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPost/