Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës një vjedhje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, transmeton Kosova Post.
Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova”, Prishtinë.
Këto janë detajet e raportit:
“Rr. Malush Kosova, Prishtinë, 07.08.2021 – 23:39. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi kanë hapur me forcë banesën e tij, kishin vjedhur një kasafortë në të cilën kishte pasur stoli ari, një telefon celular si dhe disa dokumente personale të viktimës dhe familjarëve të tij” – thuhet ndër të tjera në raport.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar./KosovaPost/