Mick Mulvaney, ish shefi i kabinetit të Presidentit Donald Trump, i tha CNBC se ka dhënë dorëheqjen si i dërguar i posaçëm i SHBA në Irlandën e Veriut.
“Unë e thirra Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo natën e kaluar për ta bërë të ditur se po jepja dorëheqjen. Nuk mund ta bej dot. Nuk mund të qëndroj ”, tha Mick Mulvaney.
Gjithashtu ai tha se zyrtarë të tjerë mund të japin dorëheqjen pas trazirave të së mërkurës në Kapitol. Mulvaney shtoi se Trump nuk ishte “i njëjtë me atë tetë muaj më parë”.
Më herët Zëvendës Sekretarja e Shtetit Sarah Mattheës, shefi i kabinetit të Melania Trump Stephanie Grisham dhe sekretari i çështjeve sociale të Shtëpisë së Bardhë Ricky Nisetta dhanë dorëheqjen. abcnews