Studijusi i Marrëdhënive Ndërkombëtare Valdrin Ferizi i reagon znj Melihate Tërmkollit me disa pyetje, përcjell Kosova Post.
Ja postimi i tij i plotë:
Për ndriçimin e zonjës. Tërmkolli
Pse qenka fatkeqësi takimi i Presidentës së Republikës së Kosovës z. Vjosa Osmani, me Presidentin e Republikës së Turqisë Rexhep Tajip Erdogan?
A ka qenë fatkeqësi për Kosovën kur ish Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, vizitën e parë zyrtare jashtë vendit, në vitin 1992, e pat realizuar pikërisht në Turqi?
Vëmendje: bëhet fjalë për vizitë shtetërore dhe ceremoni zyrtare shtetërore në një kohë që liderët Kosovar mund të bënin në vende tjera vetëm vizita turistike!
Ndërsa, ndër arsyet tjera që, ish Presidenti Rugova i shprehte për vizitën e parë zyrtare në Turqi ishin dy:
1. Bazuar në lidhjet e vjetra miqësore Kosovë Turqi, dhe
2. Në rolin që po merrte Turqia ne Europën Juglindore”.
Përveq kësaj vizite zyrtare, Republika e Turqisë lejoi edhe hapjen e Përfaqesisë së Republikës së Kosovës në Stamboll, e cila luajti rolin e Ambasadës nën udhëheqjen e intelektualit Enver Tali.
Autori, Valdrin Ferizi vijon studimet PhD pranë Universitetit Necmettin Erbakan në programin Marrëdhënie Ndërkombëtare!/KosovaPost/.