Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas verifikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtrit, shkruan Kosova Post.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook është shprehur se kështu ndodh në shtetin e kapur, teksa shkruan se “këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!” ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!