Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar dokumentin ‘non-paper’ të publikuar së fundmi nëpër mediat e Kosovës, ku flitet për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë e ku veç të tjerash përmendet edhe krijimi i një Distrikti Autonom në veri të Kosovës.
Basha ka shkruar në Facebook se demantimi nga Franca e Gjermania “lë të nënkuptohet nga cila kuzhinë ka dalë ajo”.
“Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si merret-news, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?”, ka shkruar Basha.
Postimi i plotë:
Lëshohet qëllimisht një “non-paper” kinse nga francezët dhe gjermanēt për me kriju huti dhe disavantazh për Kosovën.
Vet Gjermania dhe Franca e demantuan si fake-news, që duhet të kuptohet se nga cila kuzhinë ka dal.
Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si fake-news, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?
Është legjitime nga disa synimi i tyre që ta dëmtojnë politikisht Albin Kurtin, por kjo nuk bëhet në dëm të Kosovës! Nuk mirret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiçin në Serbi!!!