Deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të Republikës së Kosovës, për me mandat të plotë, shkruan Kosova Post.
Me këtë rast, ata u janë shmangur zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke qenë që në raundin e tretë dhe të fundit, shumica e pranishme ia siguroi kandidates Osmani votat e mjaftueshme për t’u emëruar presidente.
82 deputetë kanë marrë pjesë në raundin e tretë, të pavlefshme kanë qenë 11 vota, 71 pro. Pra Vjosa Osmani tashmë është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, për një mandat pesë vjeçar./KosovaPost/