Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të dekorojë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë, që u kthyen dje në mbrëmje nga operacioni i kërkim-shpëtimit nga Turqia.
“Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dekoron pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi” thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes.


























