Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 69 vota pro. Menjëherë pas emërimit, atij i është dorëzuar detyra edhe nga ish Kryetarja Vjosa Osmani, njëherësh edhe U.D e Presidencës së Kosovës, shkruan Kosova Post.
Osmani ia ka lëshuar zyrën dhe zyrtarisht Konjufcës tani e tutje do të jetë Kryetar i Kuvendit të Kosovës si dhe i njëjti do të jetë u.d i Presidentit të Kosovës.
Osmani ka uruar Konjufcën për marrjen e detyrave të reja, ndërsa Konjufca e falënderoi Osmanin madje duke theksuar se e njëjta do të zgjidhet Presidente e Kosovës.
“E falënderoj zonjën Vjosa Osmani… E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes. Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryesisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese”, u shpreh ndër të tjera Konjufca./KosovaPost/