Vlerësohet lartë kontributi i Nishanit për Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një mesazhi në rrjetet sociale përcolli mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani, përcjell KosovaPost.

“Një lajm i hidhur ka pak që u konfirmua. Bujar Nishani, ish-President i Republikës, ministër dhe funksionar në disa poste të rëndësishme të PD-së në vite, ka ndërruar jetë!”, shkroi Paloka. “Një fatkeqësi për familjen dhe për gjithë demokratet. Respekti ynë për gjithçka dha për PD-në dhe për vendin, do e shoqërojë kurdoherë”, u shpreh Paloka.

Ahmeti: Me Nishanin në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare

Lideri i BDI-së, Ali Alhmeti, ka përcjell ngushëllimet e të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!. “Me pikëllim të thellë pranova sot lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Të pashlyeshme në kujtimet tona do të mbesin vitet e angazhimit të tij në politikën kombëtare, ndërsa nga takimet që kishim bashkë do të kujtojë gjithmonë entuziazmin dhe përkujdesin që tregonte kur në tavolinën e bisedimeve ishte çështja mbarëkombëtare. Përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së nderuar Nishani, miqve dhe bashkëveprimtarëve të Presidentit Nishani!”, ka skruar Ahmeti në “Facebook”.May be an image of 2 people, people standing and people sitting

Hoti: Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Presidenti Nishani ishte intelektual, patriot dhe unifikues që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Republikës së Shqipërisë dhe në të gjitha trevat shqiptare. Me të gjitha këto veti të një burrështetasi, Presidenti Nishani ka ndërruar jetë për të lënë prapa veprat e tij të përjetshme. Ngushëllime familjes dhe të gjithë shqiptarëve!. I përjetshëm qoftë kujtimi për ish-Presidentin, Bujar Nishani”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Jahjaga: Presidenti Nishani ka qenë figurë unifikuese

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vlerësuar lartë ish-presidentin Nishani. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim, ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Me Presidentin Nishani kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë mandateve tona presidenciale, si dhe një koordinim të shkëlqyeshëm ndërmjet të dy presidencave. I matur, pozitiv dhe shumë i përkushtuar në detyrë, Presidenti Nishani ka qenë një figurë unifikuese edhe atëherë kur polarizimet politike dukeshin të pakalueshme. Odetës, Fionës, Ersit si dhe mbarë familjes Nishani e shtetit shqiptar, i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe! Bujari u prehtë në paqe!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.May be an image of 2 people and people standing

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika