Ish-eksponenti i ish-pushtetit të Jugosllavisë, përkatësisht lideri i dikurshëm i rinisë jugosllave, Azem Vllasi, aktualisht avokat, teksa ka folur për mediat boshnjake, përkitazi me aktualitetin politik global, e me theks të posaçem për zhvillimet politike që në bosht e kanë përnaltësimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës, ai ka kundruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, faktikisht e ka njohur Kosovën dhe sipas jursitit kosovar, për këtë fakt, Vuciqi është në panik, transmeton Kosova Post.
Duke aluduar tek refrenca që Putin i ka bërë vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, Vllasi thotë se jo formalisht por në fakt presidenti rus e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Putin ia ka bërë të qartë Serbisë se ai është gati ta njohë Kosovën nesër – nëse merr sinjale nga perëndimi që do ta konsiderojnë çështjen e njohjes së Krimesë, Donetsku e Luhanskut si shtete të pavarura. Prandaj Putinit nuk i bën për Serbisë apo Kosovën”, ka thënë ai.
Sipas tij, Putini dëshiron t’i dërgojë mesazh fuqive perëndimore që ta njohin Krimenë dhe dy provincat tjera lindore që Rusia dëshiron t’i aneksojë nga Ukraina.
“Putin ia ka bërë të qartë Serbisë se ai është gati ta njohë Kosovën nesër – nëse merr sinjale nga perëndimi që do ta konsiderojnë çështjen e njohjes së Krimesë, Donetsku e Luhanskut si shtete të pavarura. Prandaj Putinit nuk i bën për Serbisë apo Kosovën”, ka thënë ai.
Në këtë kuadër, ish poltikani jugosllav, duke anlizuar raportin e Serbisë karshi Republikës së Kosovës, ai tha se poltika serbe është kredhur në ëndrrat mitike për Kosovën.
“Serbia është e vetëdijshme mirë se Kosova është një shtet i pavarur dhe rasti i fundit i një lidhjeje mes Kosovës dhe Serbisë ka funksionuar është sipas Kushtetutës së vitit 1974 kur Kosova ishte në fakt njësi federale por me lidhje të lirshme me Serbinë. Në valët e nacionalizmit të Serbisë së Madhe, Milosheviq me forcë hoqi statusin e Kosovës në vitin 1989 duke imponuar një regjim në vitin 1990 deri në vitin 1999. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë është shuar dhe ishte e pamundur”, ka thënë Vllasi.
Përgatiti Labinot Balaj