Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të prostitucionit. Viktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet.
Ato shfrytëzoheshin seksualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare.
Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste.
Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë përfunduar në pranga e të tjerë të shpallur në kërkim.Në kategorinë e trafiqeve të jashtëligjshme, përveç shfrytëzimit të prostitucionit bën pjesë edhe trafikimi i të miturve, ku në 10 muaj janë zbuluar dhe parandaluar 12 raste.
Për trafikimin e armëve dhe municioneve janë zbuluar 17 raste gjatë këtij viti, ndërsa për trafikimin e mjeteve motorike, që mban edhe numrin më të lartë të veprave penale, janë evidentuar të total 162 raste.