Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë një reagim pas statusit të gjatë të deputetes Ganimete Musliu në Facebook, ku kjo e fundit shprehu publikisht pakënaqësinë e saj me partinë.
Çitaku përmes një shkrimi në Facebook, tha se PDK-ja do të reformohet, e jo të “tjetërsohet”.
“Në PDK jam që nga themelimi. Në fakt, me Presidentin Thaçi kam punuar para se PDK të krijohet si parti. E kam parë nga afër përpjekjen e tij të vazhdueshme për ta pasuruar, rilindur, e reformuar PDK-në. Poashtu e di që edhe atëbotë, sikurse edhe sot, ka pasur ndonjë rezistencë”, ka thënë ajo.
Në fund, Çitaku duket të ketë lënë një mesazh tjetër për Musliun, duke thënë se “suksesin nuk e peshkon me pozicionin e saj”.