Interpretimi emocionues i një vajze të vogël të këngës hit “Let It Go” nga filmi i animuar Frozen, i realizuar dhe regjistruar ndërsa ajo fshihej në një strehë për bomba në Kiev, është bërë virale ndërsa forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë kundër pushtimit rus.
Videoja e vajzës, e quajtur Amelia, duke kënduar në strehimore u postua për herë të parë në Facebook të enjten nga Marta Smekhova, e cila thotë se e filmoi me lejen e nënës së vajzës.
“Që nga fjala e parë në [strehën e bombave] erdhi heshtja e plotë, të gjithë e lanë mënjanë punën e tyre dhe dëgjonin një këngë të kësaj vajze që sapo po rrezatonte dritë edhe burrat nuk i mbanin dot lotët”, ka shkruar Smekhova.
Nuk dihet se kur është xhiruar videoja ose ku në Kiev ndodhet streha.k.k.
Little girl singing "Let it go" in a shelter#UkraineRussianWar #Ukraine #UkraineUnderAttack pic.twitter.com/6gfcUoiwJJ
— Ankita Jain (@Ankita20200) March 6, 2022