Torino fitoi dje përballë Parmës. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 0, shkruan Kosova Post.
Golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje ishte Mërgim Vojvoda. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 63-të, që ishte i pari për klubin italian.
Ai ka reaguar pas ndeshjes nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke treguar ngazëllimin e tij pas kësaj fitoreje.
“Çfarë kënaqësie të shënosh golin tim të parë për Torinon. Le të vazhdojmë. Elhamdulilah!” – ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.
Vojvoda edhe festimin e golit e bëri me sexhde.
Për më shumë, shihni fotot: